Ndarja nga jeta në moshën 17 vjeçare e Veses, vajzës së drejtorit të Akadenisë Vllaznia, Alban Hasani është pritur keq dhe me dhimbje të madhe nga i gjithë komuniteti sportiv shkodran dhe më gjërë.
Ngushëllimet drejtuar familjes Hasani, dhe personalisht babait të Veses, Alban Hasani, kanë ardhur edhe nga Klubi i Futbollit Femra Vllaznia, me të cilin Albani ka pasur një bashkëpunim të ngushtë, ndërkohë që vetë vajza e tij Vesa, ka qënë një tifoze e afërt e ekipit të femrave, të cilin e ka ndjekur, jo vetëm në ndeshjet në Shkodër dhe brenda Shqipërisë, por edhe në ndeshjet e Champion’s League jashtë vendit.
“KFF Vllaznia i shpreh ngushëllimet drejtorit teknik të Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Hasani(Neziri) dhe familjes së tij për humbjen e parakohshme të vajzës së tyre, Veses. Nuk ka fljalë për të shprehur dhimbjen për humbjen e mikeshes dhe tifozes tonë të dashur.
Shpirti i saj u prehtë në paqe. Ngushëllime më të përzemërta për familjen dhe të gjithë të afërmit e Veses.”, shkruhet në postimin e KFF Vllaznia bërë në faqen zyrtare të të këtij klubi.