Vllaznia-Barleti 88-19(21-7, 29-2, 14-6, 24-4)
Dy javë kampionat, dy fitore radhazi për Vllazninë e koshit për femra, e cila kryeson renditjen duke i bërë presion skuadrave pretendente për titull. E para u realizua në transfertë me Teuten e Durrësit dhe e dyta pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” përballë Barletit.
Nëse në Durrës, lufta sportive për fitimin e ndeshjes ishte e pranishme deri në fund të takimit, në sfidën ndaj Barletit dominimi i Vllaznisë ishte absolute.
Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj i fitoi të katër periodat e ndeshjes, duke filluar me të parën ku shifrat ishin 21 me 7 për Vllazninë. Diferenca prej 27 pikësh(29-2) në dhjetë minutat e priodës së dytë krijuan shkëputjen e madhe të skuadrës kuqeblu, e cila e mbyll pjesën e parë me epërsinë 5- me 9, që do të thotë me një diferencë prej 41 pikësh.
Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, mysafiret nga Tirana të ekipit Barleti e nisin me veprime të shpejta duke kërkuar të ngushtojnë diferencen e madhe të pikëve në disavantazh.
Por, Vllaznia e dirigjuar nga veterania Ingrid Dashja, duke pasur në krah lojtare të tilla si Reshpja, Bokrina, Kryeziu, etj, nuk toleron dhe fiton edhe periodën e tretë me shifrat 14-6. Duke fituar edhe periodën e katërt me shifrat 24 me 4, Vllaznia e mbyll të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 88 me 19.
(Video) Vllaznia-Barleti, basket femra 88-19. Pjesa e dytë e plotë, e ndeshjes me transmetim-Veriu Sport