Tuesday, November 26, 2024

Ndryshime tek FC Prishtina. Largohet trajneri Debatik Curri, drejtimin e skuadrës e merr Emanuel Egbo

Lexo

Në klubin e Futbollit Prishtina ka ndryshime në stafin teknik. Përmes dy njoftimeve zyrtare të njëpasnjëshme, FC Pishtina bën të ditur largimin e trajnerit Debatik Curri si dhe emërimin në krye të skuadrës të nigerianit që shpalli kampion bardheblutë e Tiranës, Emanuel Egbo.

photo by: @Shpend Ahmeti

Debatik Curi

“Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri

FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë.

Curri, me FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje me goldallim +18, 41:23.”, shkruan zyrtarisht klubit prishtinas

Emanues Ego

𝑬𝒎𝒎𝒂𝒏𝒖𝒆𝒍 𝑬𝒈𝒃𝒐 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒌𝒓𝒚𝒆𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒆𝒓 𝒊 𝒓𝒊 𝒊 𝑭𝑪 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒂

Ish-trajneri kampion me KF Tirana 2019/20, Emmanuel Egbo, 50-vjeçar nga Nigeria me shtetësi shqiptare, është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës sonë.

Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave.

Egbos në punën e tij në ekipin e Prishtinës do t’i ndihmoj nga afër edhe trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi.

𝐄𝐦𝐦𝐚𝐧𝐮𝐞𝐥 𝐄𝐠𝐛𝐨, 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫 𝐢 𝐫𝐢 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚

“E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës”.

“Nuk ishte shumë e vështirë të pranoja ofertën. Pas shpjegimit të planeve dhe objektivave që ka klubi dhe duke qenë tip që i dua sfidat, duke qenë se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit në Shqipëri, e di që çfarë presioni kanë klubet si Prishtina dhe nuk e pata të vështirë të pranoja punën. Do të jetë ide e mirë të bashkëpunoj me klubin”.

“Nga afër nuk e njoh ekipin, por kam ndjekur skuadrën edhe në të kaluarën, por edhe tash së fundi, nga pamjet televizive në Shqipëri, por edhe nga video-ndeshjet. Por, objektivat janë të qarta, arritja më e pakët është Evropa, pse jo edhe më lartë, por kjo mund të arrihet vetëm të bashkuar me të gjithë punëtorët e klubit deri te futbollisti më kryesor i skuadrës”.

𝐃𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢, 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯

“E falënderojmë trajnerin Curri për punën që ka bërë në ekip. Normalisht, Prishtina gjithmonë kërkon rezultate dhe rezultatet ishin arsyet që u deshtë të ndanim punët me Currin. Normalisht nuk mund të themi që ishte vetëm faji i Currit, por vendimi gjithmonë bije te trajneri, ky është ligj në futboll”.

“Gjithashtu i uroj mirëseardhje trajnerit të ri, Egbo, me të cilën mendoj se do të bëjë më të mirën që ekipi të arrijë më të mirën për objektivat që kemi. Ekipi është i panjohur për të, por i duhet pak kohë e shkurtër deri sa të arrijë të njoh stafin, lojtarët dhe besoj se do të arrijë të përmbush objektivat e klubit”.

#forcaPrishtina

#perparabardhekalter

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img