Saturday, November 23, 2024

Gjyqtarët e futbollit, pranë tifozit të njohur Mondi në këto ditë të vështira me shëndetin

Lexo

Edmond Spathari, ose Mondi, siç njihet në opinionin sportiv, është një nga tifozët që i ka qëndruar besnik Vllaznisë për shumë dhe shumë vite me radhë. Ndonëse, në të shumtën e rasteve me probleme jo të pakta ekonomike, Mondi dhe kolegët e tij të afërt janë parë duke ndjekur skuadrën kuqeblu, jo vetëm në Shkodër, por në të gjitha transfertat e Shqipërisë.

Fatkeqësisht, periudha e fundit nuk është aspak e mirë për Mondin, sidomos ajo shëndetësore.

Kjo ka nxitur një grup gjyqtarësh të kolegjumit të gjyqtarëve të futbollit në Shkodër të kryesuar nga Jetmir Podgorica, për t’iu gjendur pranë Mondit, mikut të tyre dhe të gjithë tifozërisë shkodrane.

“Kontributi i jashtëzakonshem si tifoz i Vllaznisë dhe si qytetar model i Shkodrës i Z. Edmond Spathari nuk mund të lihej në harrese. Ishin disa të rinj të qytetit të Shkodres, të cilët iu gjenden dhe do të vazhdojnë të jenë pranë tij në çdo ditë të jetes së tij. Të përfaqësuar nga Jetmir Podgorica, Erdis Dibra, Luis Jubani dhe Xhovan Kasneci, dhe të mbështetur nga bamirësi Z/Edmond Ndou, bënë një takim si dhe dhanë një kontribut modest për këtë embleme të tifozërisë Shkodrane z.Spathari, të cilit i urojmë jete të gjatë dhe të kthehet sa më shpejt që të shijojë Vllazninë e tij të zemres!

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të tjerë të Shkodrës dhe tifozëve që t’i gjinden pranë në këtë situatë të vështirë Z/ Spathari .

Faleminderit zotit Edmond Ndou për kontributin!!!”, shkruhet në postimin që grupi i gjyqtarëve të futbollit shkodran shpërndau në rrjetin social FB.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img