Wednesday, December 11, 2024

Stoli i Kuqebluve të koshit, për herë të parë pritet të drejtohet nga një amerikan

Lexo

Vllaznia e koshit pritet të jetë e tëra amerikane. Pas lajmit të bujshëm të mbërritjes deri në fund të javës në Shkodër të nëntë basketbollistëve amerikanë, të cilët sipas marrëveshjeve paraparake me drejtuesit e Shoqatës së Basketbollit Shkodran pritet të vishen kuqeblu, një tjetër lajm pozitiv vjen nga Vllaznia e koshit.

Nisur nga prania kaq e madhe e basketbollistëve amerikanë për sezonin e ri basketbollistik, këtë herë edhe posti i trajnerit, për herë të parë pritet t’i besohet një amerikani. Që do të thotë, nëse projekti në fjalë do të arrijë të konkretizohet plotësisht siç është planifikuar nga presidenti Alban Xhaferi dhe sekretari i përgjithshëm, Blendi Dibra, atëherë pa as më të voglin hezitim mund të themi se kemi të bëjmë me një Vllazni të tërën amerikane.

Veshja kuqeblu të një skuadre të tërë amerikane është një lajm shumë i gëzuar për tifozërinë shkodrane, e cila për hirë të së vertetes sezonin e kaluar, ka qënë një mbështetëse jashtëzakonisht e madhe ndaj skuadrës kuqeblu, dhe që do të jetë e tillë edhe për sezonin e ri sportiv.

Ndërkohë, me këtë rast,  pa frikë mund të themi që Vllazninë “amerikane” do të preferonin ta ndjekin, por edhe të bëjnë tifo për të, edhe bashkëkombësit  e tyre, mes të cilëve pse jo që padyshim fanse pritet të jetë edhe diplomatja amerikane në Tiranë, Juri Kim, e cila sipas informacionit është një tifoze e spikatur e sportit të basketbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img