Wednesday, December 11, 2024

102 vjetori i Vllaznisë, grupimi Power 12 nderon kryetifozin Tut Rrahmani

Lexo

Nëse u ndje ndopak atmosfera e e ditëlindjes së 102 të Vllaznisë, merita i takon grupit të tifozëve kuqeblu, Power 12, të cilët në një farë mënyre ishin të vetmit që e festuan këtë ditë të shënuar të historisë së sportit shkodran. Të mbledhur në një nga lokalet e qytetit të Shkodrës që spikaste dekori kuqeblu, ato festuan gjatë 102 vjetorin e krijimit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia.

Pjesë e kësaj feste ishte edhe nderimi që ato kishin rezervuar për Tutin(Astrit Rrahmani) që në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë njihet si kryetifozi kuqeblu. Është pikërisht ai, Tuti, që ndër të tjera, do të kujtohet gjatë nga e gjithë tifozëria shkodrane për mënyrën e të festuarit në fitimin e titullit të fundit kampion në vitin 2001, teksa me pajtonin e tij karakateristik të festave shkodrane, bënte xhiron e festimit të titullit në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”.

Nderim Grabolli në krye të grupimit Power 12, mes të tjerave kishte përgatitur një tortë simpatike me dekorin kuqeblu, që ia dhuroi Tutit. Dhuratë, kjo që e emocionoi pa masë kryetifozin, gjë që e shprehu me falenderimet pa masë për nderimin që iu. Ndërkohë, në vijim, atmosferës entuziaste të kësaj feste, nuk i munguan edhe urimet dhe dëshirat e zjarrta që në fund të sezonit, të gjithë së bashku të festojnë titullin kampion, aq shumë të mirëpritur në qytetin verior.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img