Saturday, November 23, 2024

(Video) Pesë sete për duelin, Elbasani-Vllaznia. Triumfojnë kuqeblutë, kapiteni Nikolin Qafarena, pikëshënuesi më i mirë i fazës së parë me 198 pikë

Lexo

Elbasani-Vllaznia  2-3(17-25, 22-25, 26-24, 27-25, 13-15)

Luftë e fortë sportive, rivalitet dhe emocione pa fund dhuroi sfida e volejbollit Elbasani-Vllaznia, e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së volejbollit meshkuj, ku për të përcaktuar fituesin janë dashur të luhen plot 5 sete.

Dy setet e parë fitohen nga Vllaznia me shifrat 17-25 dhe 22-25, ndërkohë që dy setet e tjerë, i treti dhe i katërti fitohen nga ekipi vendas Elbasani me pikët shtesë 26 me 24 dhe 27 me 25.

Rivaliteti dhe emocionet vijojnë të jenë prezente edhe në setin e pestë final, ku Vllaznia arrin të fitojë me dy pikë diferencë, 13-15 duke fituar të gjithë ndeshjen 2 me 3.

Një fitore kjo e merituar për Vllazninë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja, duke i pozicionuar kuqeblutë në vendin e tretë të renditjes me 14 pikë, ndërkohë që në krye është Partizani me 21 pikë i ndjekur nga Erzeni me 18 pikë.

Për t’u theksuar është se  kapiteni Nikolin Qafarena, lojtari kryesor i kuqebluve,  në fund të fazës së parë kryeson listën e pikëshënuesve të Superligës së meshkujve me 198 pikë duke vijuar të paraqesë një formë shumë të mirë sportive.

(Video) Pamje nga ndeshja, Elbasani-Vllaznia, 2-3. Superliga e volejbollit meshkuj, java e 7-të)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img