Saturday, November 23, 2024

Memelli, nuk duhet të kishte bërë atë deklaratë, por nuk jam dakord dhe me ndryshimin e trajnerit. Analiza e Muçës për javën e 10-të të Superiores

Lexo

“Të fitosh ndeshjen në momentin e fundit, tregon dëshirë, tregon karakter”. Kështu është shprehur Shkëlqim Muça në analizën e tij të zakonshme në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH për ndeshjet e javës së 10-të. “Niveli i kampionatit, në krahasim me sezonin e kaluar, është shumë i ulët”. “Ishte një ndeshje nën nivelin e atyre ndeshjeve që Partizani ka bërë brenda, ishte i shuar në pjesën e parë. Teuta mund ta kishte ndëshkuar, humbi edhe penallti. Nëse do e kishte realizuar, atëherë do ishte ndryshe. Në pjesën e dytë të kuqtë kishin një marsh më shumë, ishin gjithmonë përpara. E fitoi në fund ndeshjen, por në futboll ndodh edhe kështu. Partizani ka dy apo tri ndeshje që fiton në këtë mënyrë, kjo tregon karakterin që ka kjo skuadër. Të fitosh ndeshjen në momentin e fundit, tregon dëshirë, tregon karakter. Nëse në sezonin e kaluar kishte shumë pak lojtarë të kuq në zonën kundërshtare, në këtë sezon ka më shumë, e ka përmirësuar këtë pjesë”, tha Muça për këtë.

Sa i takon duelit, Kukësi-Vllaznia, Muça, vlerëson ecurinë pozitive të Kukësit në javët e fundit, ndërsa e quan të nxituar deklaratën e trajnerit Migen Memeli pas ndeshjes, i cili ndër të tjera, i zhgënjyer për kontributin e disa futbollistëve të tij, i krahasoi si lojtarë instagrami, si dhe është kundër vedimit të drejtuesve të klubit për ndryshimit të trajnerit.

“Në dy javët e para kam thënë që Kukësi është dobët, nuk e besoja se do e merte veten kaq shpejtë. Ka një llojë tjetër qasje në fushën e lojës. Ka ndryshuar për mirë, nuk i ka marrë rastësisht ato pikë. Është një grup që nuk ndryshon nga ekipet e tjera, është një skuadër në ngritje. Trajneri i Vllaznisë nuk duhet të kishte bërë atë deklaratë, kur mendohej se do vazhdonte me ata lojtarë, mund ta bënte brenda familjes. Por nuk jam dakord dhe me ndryshimin e trajnerit”, tha konkretisht Shkëlqim Muça për ballafaqimin, Kukësi-Vllaznia.

Ndalesa e Egnatias – “Pritej që Egnatia do e kishte të vështirë ndaj Skënderbeut, pavarësisht diferencave. Korçarët bëjnë një lojë të mirë në shtëpi. Një skuadër e mirë kur shënon që në fillim, duhet të luajë më mirë, duhet ta vrasë ndeshjen. Lojën e kishte në dorë, por e mendoi të fituar. Skënderbeu bën lojën e tij, kështu ndodhi edhe me Vllazninë. E futi Egnatian në vështirësi në pjesën e fundit të ndeshjes dhe mori një pikë shumë të vlefshme”.

Derbi, i mërzitshëm – “Derbi nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e kërkuar. Edhe ambjenti dhe shumë komponentë të tjerë e bënë një ndeshje të mërzitshme. Ishte nën nivelin mesatarë. Tirana është edhe në krizë lojë por dhe rezultatesh. Pashë dy lojtarë të rinj, Meta e Tola, të cilët më pëlqyen, u duhet dhënë më shumë mundësi. Por duhet të rregullojnë shumë gjëra, nuk është vetëm ana psikologjike. Tirana ka patur gjithmonë lojën e grupit, agresivitetin. Tani skuadra ndahet në dy pjesë, njëra vetëm ecën. Te Dinamo diçka ka lëvizur, është pozitive, do e shikojmë në vazhdim. Megjithatë, mendoj se është një skuadër që ka limite, nuk mund të pretendojë shumë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img