Thursday, May 16, 2024

Kombëtarja U-15/ Shqipëria e nis me fitore në UEFA Development. Në fushë edhe shkodrani i Fiorentinës, Majkol Luka

Lexo

Shqipëri U15-Kosovë U15  2-1 (Arbër Lleshi 13’,  93’/Edi Gajtani 42’)

Formacioni i Shqipërisë: Simon Lleshi, Petro Marku, Alvi Kumbaro, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Klevi Bajrami, Henry Lleshi, Adri Mehmeti, Alvin Zekaj, Majkol Luka, Arbër Lleshi. trajneri Armand Dama

Janë luajtur sot ndeshjet e para të turneut ‘UEFA Development’ për moshën U-15, që luhet në Shqipëri në datat 30 tetor – 4 nëntor me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Hungarisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Ndeshja e parë e luajtur në fushën e Shtëpisë së Futbollit ishte ajo mes Maqedonisë së Veriut U-15 dhe Hungarisë U-15, që përfundoi me fitoren 2-1 të hungarezëve. Një ndeshje mjaft e fortë me Hungarinë që kaloi e para në avantazh në minutën e 45-të me golin e shënuar nga sulmuesi Balázs Wiesner. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-1, ndërkohë që minutën e 49-të hungarezët dyfishojnë shifrat me golin e realizuar nga Zsolt Varga. Maqedonasit përpiqen të reagojnë dhe arrijnë të shnëojnë vetëm një gol në minutën e 77-të me anë të kapitenit Martin Dzangarovski për të ngushtuar shifrat në 1-2 me rezultatin që nuk ndryshon deri në fund dhe hungarezët marrin këhstu fitoren e parë.

Ndeshja e dytë ishte ajo Shqipëri U15 – Kosovë U-15, që u luajt po në Shtëpinë e Futbollit e që përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës kuqezi të drejtuar nga trajneri Armand Dama.

Tekniku hodhi në fushë këtë formacion startues: Simon Lleshi, Petro Marku, Alvi Kumbaro, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Klevi Bajrami, Henry Lleshi, Adri Mehmeti, Alvin Zekaj, Majkol Luka, Arbër Lleshi.

Shqipëria kaloi e para në avantazh ën minutën e 13-të me golin e shënuar nga Arbër Lleshi me Kosovën që nuk pajtohet me rezultatin dhe minutën e 42-të arrin të brazojë me anë të sulmuesit Edi Gajtani. Duhet theksuar që ndeshja ka qenë shumë e balancuar me të dyja ekipet që luftuan deri në fund për të marrë fitore me raste të shumta për shënim. Pikërisht në minutën e tretë shtesë vjen goli që vulosi suksesin kuqezi që u shënua nga sulmuesi i ardhur nga stoli, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 2-1.

Takimet e dyta të këtij turneu do të luhen më 1 nëntor, me sfidën Hungari– Kosovë që do të zhvillohet në ora 11:00, teksa kuqezinjtë tanë do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut në ora 14:00. Sfidat e fundit në grup do të luhen më 4 nëntor, me Kosovë – Maqedoni e Veriut që do të luhet në ora 11:00 ndërsa Shqipëria luan ndaj Hungarisë në ora 14:00.

Më poshtë edhe kalendari i turneut dhe rezultatet:

Ndeshjet e para (30 tetor)
Maqedonia e Veriut U15 – Hungari U15 1-2
Shqipëri U15 – Kosovë U15 2-1

Ndeshjet e dyta (1 nëntor)
Hungari U15 – Kosovë U15 ora 11:00
Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15 ora 14:00

Ndeshjet e treta (4 nëntor)
Kosovë U15 – Maqedoni e Veriut U15 ora 11:00
Shqipëri U15 – Hungari U15 ora 14:00

Tekniku hodhi në fushë këtë formacion startues: Simon Lleshi, Petro Marku, Alvi Kumbaro, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Klevi Bajrami, Henry Lleshi, Adri Mehmeti, Alvin Zekaj, Majkol Luka, Arbër Lleshi. Siç shikohet pjese e kombetares tone eshte edhe futbollisti shkodran qe luan me Fiorentin ne Itali, Majkol Luka, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te kuqezin

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img