Monday, November 25, 2024

Dritan Mehmeti, “nëndetësja blu”, nis shpëtimin e Dinamos. Fitorja ndaj korçarëve, rikthen shpresen në radhët e skuadrës

Lexo

Dinamo-Skënderbeu  2-1

(Shënues: Kaçorri 8′, Vila 28′ / Nikaj18′

Dritan Mehmeti, prodhim puro i shkollës dinamovite, duket se është personi i duhur që mund ta rikthejë Dinamon në vendin që i takon. Ky rikthim së fundmi në krye të skuadrës blu duket se është gjetja më e mirë për kampin blu, pasi katër pikë në dy ndeshjet e para flasin vetë për suksesin e Mehmetit.

Pas barazimit në derbi me Tiranën, fitorja mbrëmjen e sotme 2 me 1 ndaj Skënderbeut, është një tjetër sinjal pozitiv për misionin që ai ka marrë përsipër. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Skënderbeut, rezultoi pozitive në rezultat, por sidoqoftë Dinamo vijon të jetë në fundin e renditjes, me 11 pikë.

Takimi i vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë Superiore, e ka vulosur fatin e tij që brenda gjysmëorës së parë, teksa pjesa tjetër nuk ka parë ndryshim shifrash. Në fakt, sfida u zhbllokua që në minutën e 8-të me Luis Kaçorrin, i cili realizoi një gol të bukur me kokë, duke e kaluar skuadrën e Mehmetit në epërsi.

Festa zgjati vetëm 10 minuta për të kaltërit, për shkak se Nikaj riktheu barazpeshën në të 18-ën, teksa depërtoi në zonë dhe mposhti mbrojtësit dhe portierin e Dinamos, Sali, duke gjetur rrugën e rrjetës. Por, vetëm 10 minuta më pas, në të 28-ën, skuadra e Mehmetit do të rikthehet në epërsi, pasi Lorenco Vila do të godasë fort diagonalisht e të mposhtë gardianin e portës korçare, Alia.

Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 më favor të Dinamos, ndërsa në pjesën e dytë të dyja, skuadrat tentuan të shënonin sërish, por asnjëra nuk ja doli dhe kështu mbyllet sfida. Pas kësaj fitore, Dinamo mbetet në vendin e 10-të dhe të fundit, por me 11 pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet në vendin e 6-të, me 13 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img