Thursday, September 19, 2024

Abissnet Superiore-Sot 3 ndeshje në kalendar: Kukësi-Dinamo, Teuta-Laçi, Skënderbeu-Tirana

Lexo

Abisnet Superiore vjen ditën e sotme me 3 superndeshje,teksa luhet në aksin Kukës-Korçë. Takime këto të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit.

Fillimisht Kukësi-Dinamo në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 13:30. “Blutë” pas fitores së fundit do të tentojnë një tjetër 3 pikësh,ndërsa verilindorët pas humbjes mes shumë kontestimesh synojnë autokritikën përballë tifozëvë.

Në orën 17:00 do të luhen paralelisht dy sfida. Teuta-Laçi do të matin forcat në “Niko Dovana”, ndërsa Skënderbeu-Tirana do të duelojnë mes tyre në Korçë.  Si durrsakët ashtu edhe kurbinasit do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat pas rezultateve të javës së fundit. Gjithashtu bardheblutë e Julian Ahmatajt kërkojnë vazhdimësinë,ndërsa korçarët kanë detyrim vetëm 3 pikët.

Sfida e fundit e kësaj jave do të luhet ditën e hënë në orën 18:00. Në “Arenën e Demave” do të përplasin “brirët” Partizani dhe Vllaznia. Demat janë skuadra e momentit në kampionat,pasi kan arritur 5 fitore rresht dhe në shtëpinë e tyre tentojnë një tjetër 3 pikësh. Ndërkohë shkodranët pas barazimit me Erzenin do të udhëtojnë në kryeqytet vetëm për 3 pikët,pasi në të kundërt do të rrezikojnë shumë në klasifikim.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 12-të të Abissnet Superiore

Djet

Erzeni-Egnatia 0-1

Sot

Kukësi-Dinamo ora 14:00
Skënderbeu-Tirana ora 17:00
Teuta-Laçi ora 17:00

Nesër

Partizani-Vllaznia ora 18:00

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img