Sunday, November 24, 2024

Incidenti në Ballsh, Disiplina ndëshkon me 10 ndeshje pezullim, Nwabueze dhe Carkanji

Lexo

Ngjarja antisportive e shfaqur javën e kaluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit mes Bylisit dhe Laçit ku nuk munguan edhe grushtet mes futbollistëve, ka qënë pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Komisionit të Disiplinës. Dy protagonistët kryesorë të këtij incidenti të ndodhur në fushën e lojës, Nwabueze i Laçit dhe Janku i Bylisit janë ndëshkuar me nga 10 ndeshje pezullim nga aktitiviteti futbollitik. Po për këtë ngjarje, me 9 ndeshje pezullim është dënuar edhe zyrtari i klubit të FK Bylis, Ermal Hasimaj. 

Vendimet zyrtare:

1. Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Shkëndija C.T U-19, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi A, kundër KS Korabi, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
6. Rrëzimin e kërkesës së KF Sopoti, në lidhje me lojtarin Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img