Wednesday, November 27, 2024

Pikantet e Partizani-Vllaznia. Marçelino Preka nuk feston golin e shënuar në portën kuqeblu, Balaj “gërricet” me tifozët. Në tribunë edhe ish kapiteni i kombëtares, Rudi Vata

Lexo

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Partizani Vllaznia, e mbyllur me shifrat 4-1. Në stadium ishin rreth 1700 të pranishëm, shifër e kënaqshme, duke marrë parasysh se ishte ditë e hënë dhe njerëzit janë të angazhuar në punë.

* Rudi Vata, ish-lojtar i Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, një nga emrat më të shquar të futbollit tonë, shfaqet në tribunën kryesore, por nuk zgjedh të ulet në sektorin VIP. Ai rehatohet në ulëset e zakonshme, teksa tifozë të ndryshëm nuk ngurrojnë ta përshëndesin.

* Lojtarët e Egnatias, njëkohësisht edhe ish-ë të Partizanit, Donald Mëllugja dhe Stivjan Janku shohin ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Një rrugë e dy punë për këtë dyshe, që shijon ndeshjen, por edhe “studiojnë” kundërshtarin e radhës, Partizanin.

* Marçelino Preka shënon golin e parë me fanellën e Partizanit, por nuk zgjedh ta festojë. Mbrojtësi është rritur tek akademia e Vllaznisë dhe në shenjë respekti ngriti duart lart.

* Bekim Balaj acaron tifozërinë e kuqe pas golit të shënuar. Nuk mungojnë ofendimet ndaj tij, teksa në fushë është Murataj që mundohet të qetësojë sulmuesin shkodran. Sulmuesi nuk i kursen përgjigjet as ndaj tifozëve, që nuk përmbahen për disa minuta. Në fund qetësinë e vendos gjyqtari me një karton të verdhë ndaj sulmuesit.

* Mirel Josa, trajneri i Laçit, ishte i pranishëm në këtë ndeshje në shkallët e stadiumit. Megjithëse tiranasi karakterizohet nga qetësia dhe durimi, nuk qëndroi dot më shumë se 85 minuta.

* Arinaldo Rrapaj, vetëm 22 vjeç, merr shiritin e kapitenit të Partizanit pas daljes së Muratajt nga fusha e lojës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img