Çiklokrosi, që të dielën u zhvillua në Parkun Helen në Farkë, ishte veprimtaria e fundit e Federatës Shqiptare të Çiklizmit për vitin 2023. Në kategorinë e kadetëve, vendi i dytë shkoi për Jonid Gjokën e Partizanit, të cilin Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe presidenti i saj Skënder Anxhaku e sheh me perspektivë. Menjëherë pas garës, Gjoka ka treguar dhe emocionet e tij.
“Gara ishte pak e vështirë sepse është dhe një disiplinë e re. Për mua është herë e parë që marrë pjesë në një garë të tillë. Edhe biçikleta nuk ishte e përshtatshme për këtë garë, sepse duhet një biçikletë gravel ose më saktë biçikleta çiklokrosi. Ne ishim me biçikleta road ose rruge”, thekson Jonid Gjoka
Më mirë çiklizmi në rrugë, apo disiplina e çiklokrosit? Gjoka e ka një përgjigje për preferencën e tij.
“Sipas preferencave të mia është çiklizmi në rrugë. Mbetet gjithmonë me preferencë”, nënvizon Gjoka.
Kështu çiklizmi shqiptar vijon të nxjerrë talente e t’i promovojë ato.