Saturday, November 23, 2024

Armir Grima i surprizuar me ecurinë pozitive të Vllaznisë së tij. Ish kapiteni kuqeblu beson këtë sezon titulli vjen në Shkodër

Lexo

Kjo Vllazni spektakolare e këtij sezoni futbollistik meriton me të vertetë respekt. Loja, rezultatatet dhe kryesimi i kampionatit për javë të tëra i ba bërë për vetë të gjithë. I surprizuar për këtë paraqitje fantastike të skuadrës së tij të zemres, aty ku u lind dhe u rritë si futbollist është edhe ish kapiteni kuqeblu, portjeri i famshëm shkodran, Armir Grima. Ja si shprehet ai në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”.

Armir, ju kishte shkuar ndër mend që pas 19 javësh Vllaznia të ishte e para në renditje dhe për më tepër me një diferencë prej 6 pikësh nga ndjekësi më i afërt?

Të them të drejtën, Vllaznia është një nga surprizat më të bukura që ka dhuruar ky kampionat deri më tani. Sinqerisht nuk e kisha menduar që pas kaq javëve të ishte këtu ku është tani, por më pëlqen fakti që ndodhet në krye dhe e them me plot gojën se gjithçka ka arritur, e ka merituar. Ka treguar si me lojë dhe rezultate, se është skuadra më e mirë e kampionatit.

Tashmë mund të themi se nis “malorja” për shkodranët?

Normalisht që kalimi i javëve do të rrisë më tepër edhe vështirësinë e arritjes së rezultateve. Të gjitha ekipet do të kërkojnë më të mirën e mundshme për të shkuar drejt objektivave. Kjo do të bëjë që edhe për Vllazninë, shkalla e vështirësisë të rritet ndjeshëm.

Fakti që në javët e fundit skuadra nuk ka pasur shkëlqimin e pjesës së parë të kampionatit, kush mendoni se ka ndikuar më tepër?

Çdo ekip në një sezon të gjatë ka ato ulje-ngritjet e veta. Nuk mendoj se është një gjë për t’u ndalur dhe për të dhënë një vlerësim se Vllaznia nuk ka pasur në takimet e fundit atë shkëlqim në lojë. Për mua ishte shumë e rëndësishme që ekipi në takimin me Apoloninë gjeti tre pikë mjaft të vlefshme, që i dhanë të drejtën për të qenë sërish e shkëputur me pikë nga ndjekësit e saj. Për mendimin tim, Vllaznia po bën lojën e vet. Nuk mund të them se po rritet presioni, kur drejtuesit nuk e diskutojnë një gjë të tillë. Për mua nuk ka vend për të thënë se po rritet presioni tek Vllaznia.

E shikoni këtë ekip, kampion, në fund të sezonit?

E thashë në fillim që për mua ishte një surprizë e bukur. Tani mund të them se me atë që kanë dhënë deri tani, një gjë e tillë nuk është e pamundur. Këta djem duhen të besojnë tek titulli. Po japin më të mirën dhe në çdo takim po kërkojnë maksimumin. Pastaj, çfarë do të ndodhë rrugës është një tjetër gjë.

Ka diçka që i druheni apo mund të dëmtohet nga aleancat?

Vllaznia duhet që të bëjë mirë punën e vet, kjo ka më shumë rëndësi. Të tjerat nuk i takojnë asaj.

Të dielën përballë Skënderbeut, si e shikoni këtë takim?

Nuk ka takim të lehtë. Fanella dhe emri i Skënderbeut në këto vitet e fundit kanë ndikimin e vetë, por mendoj se Vllaznia do të kërkojë vetëm një rezultat: fitoren. Nuk do ta ketë të lehtë dhe kjo dihet, por unë nuk e shikoj si të pamundur. Për mua fitorja në Korçë është e pritshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img