Për Mikela Skandajn, talenten e sportit të karatesë që është lindur dhe rritur në Itali, kemi shkruar edhe herë të tjera. Talenti i saj i padiskutueshëm në sportin e karatesë e ka bërë atë shumë të njohur.
Në kampionatin Europian të karatesë që po zhvillohet në Antibes të Frances, mes konkurentëve nga 24 shtete europiane u përfaqësua edhe karateistja e talentuar lezhjane, Mikela Skandaj.
Vetëm 14 vjeçe, por me rezultatet e saj të suksesshme, disa herë kampione e Italisë, kampione e Ballkanit dhe e Europës, për Mikelen ka pasur një interesim të madh nga ana e Federatës Italiane të Karatesë në mënyrë që ajo të përfaqësonte Italinë në arenën ndërkombëtare.
Për vajzen shqiptare, e lindur dhe rritur në Itali, por me prind shqiptar në fshati Baqel i Lezhës, dëshira e saj ishte të përfaqësonte zyrtarisht Shqipërinë në veprimtaritë ndërkombëtar.
Madje, për këtë, ajo dhe familja e saj, dhe posaçërisht, babai i saj, Angjelin Skandaj, që është një trajner i dytë për të, trokitën në dyert e strukturave sportive të Shqipërisë, por asnjë përgjigje pozitive për kërkesën e saj.
Pikërisht, për këtë arsye, Mikela humbi dy muaj më herët Kampionatin Botëror, ndërkohë, në mënyrë që të mos humbiste edhe Europianin, pranoi të garonte për Italinë, e cila e përzgjodhi si kapitene të skuadrës.
Edhe pse, prej një muaji ajo kaloi një dëmtim të rëndë muskular, Mikela u fut në konkurim, madje në dy stile të ndryshme, Kata dhe Kumite për peshën deri në 60 kg. Falë talentit që zotëron, edhe pse në kunkurim kishte rivale me moshë dhe përvojë më të madhe, Mikela Skandaj korri suksesin e merituar duke u ngjitur në podium për t’u shpallur nënkampione Europe, sukses që e arrin për të dytin vit rradhazi por edhe duke dërguar në Verona ku jeton me familjan e saj, 3 medalje, të cilat e çojnë në 53, numrin e medaljeve në karrieren e saj sportive.
Medaljet e saj i përkasin kombëtares italiane, por ashtu siç kishte premtuar, suksesin e saj Mikela, e shoqëroi me flamurin shqiptar, për të cilin shpreson se në një të ardhme jo të largët, autoritetet shqiptare të sportit, do t’ia mundësojnë që të përfaqësojë zyrtarisht në arenën ndërkombëtare me flamurin shqiptar.
Në një prononcim ekskluziv për Veriu Sport, Mikela, shprehet e kënaqur për rezultatin e arritur por nga ana tjetër vazhdon të jetë e zhgënjyer nga nenglizhenca e strukturave sportive në Tiranën zyrtare të Shqipërisë.
“E dija se nuk isha në gjendjen më të mirë fizike, pasi po kaloj një dëmtim, por nuk kisha si të mungoja në një Kampionat Europian. U dëmtova në Pisa muajn e kaluar, por vazhdova stërvitjen plot stërmundim që të isha prezent në Europian.
U kisha premtuar Shqipëtarëve që do të valvis flamurin Shqipëtar në Skoci, por mungesa e dokumentave ma mohoj një gjë të tillë dhe mezi prita të vija në Francë për të realizuar ëndërren time. Dua të falenderoj federaten Italiane që më dha mundësinë për të dytin vit radhazi të demostroi talentin tim. Më vjen keq që Shqipëria më harroj, unë kam lindur në Itali, por ato kan harruar se jam shqipëtare.
Shqipëria është vendi im, është toka e të parëve të mi, prandaj shpalosa edhe flamurin Shqipëtar në Francë. Kur hyra në gara dëgjoja zërin e prindërve që therrisnin: Forca Mikela, forca shqiponjë, do të valvisim flamurin. Dhe, kur ndigjoja thirrjen e tyre, godisja më fort kundërshtaret për të shpërblyer sakrificen dhe mundin e tyre.
Pa mbështejen e tyre, nuk do isha asgjë. Zoti, më ndihmoj të isha në podium për të bërë krenar familjen time, trajnierin tim, që ka merita të pa diskutueshme në suksesin dhe gjithë ato shqipëtarë të ndershëm që më mbështesin me zemer.”, përfundon për Veriu Sport, karateistja e talentuar Mikela Skandaj.
(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Europian të Karatesë zhvilluar në Francë, aty ku lezhjanja Mikela Skandaj, u shpall nënkampione Europe.
Gaspër MARKU