Tuesday, May 7, 2024

(Video) “North Boxing Albania”, klubi më i ri i boksit në Shkodër. Iniciativa e vëllezërve Çekini, ambiciozë dhe me objektiva

Lexo

“North Boxing Albania” është ekipi më i ri i boksit në Shkodër. Iniciativa për formimin e këtij klubi është i dy vëllezërve, ish kampioneve të boksit shkodran, Emiliano dhe Klaudio Çekini, të cilët kanë nisur punën me rreth 20 boksierë të grupmoshave të ndryshme, nga 8 vjeç, deri tek kategoria e të rriturve.

Siç shikohet edhe në pamjet që shoqërojnë shkrimin, palestra e Klubit të Boksit, “North Boxing Albania”, e cila ndodhet në afërsi të fushës sportive të futbollit “Reshit Rusi”, e ngritur e tëra me financat personale të familjes Çekini,  është e kompletuar me të gjithë bazën e nevojshme material të infrastrukturës sportive.

Ngritja e kësaj palestre, është padiskutim në shërbim të zhvillimit të sportit të boksit në Shkodër, pasi në veprimtaritë e ardhshme kombëtare, por edhe ndërkombëtare, krahas ekipit të Vllaznisë dhe atij Rozafa, shkodranët, por edhe më gjërë, komuniteti i qarkut verior, kanë një hapësirë më shumë për të frekuentuar sportin e bukur të boksit.

Në një prpnoncim për Veriu Sport, trajneri Klaudio Çekini, me një përvojë të pasur si kampion me Vllazninë U-16 si dhe kombëtaren e Shqipërisë, krahas premtimit se që në start, “North Boxing Albania” do të jetë pretendent kryesor për kampion kombëtar, jep edhe lajmin e mirë që boksieri i këtij klubi, Adam Maca, 4 herë kampion i Anglisë, dhe  një herë Kampion i Shqipërisë duke përfaqësuar ekipin e Vllaznisë, do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror që zhvillohet pas pak ditëve në Armeni me objektivin e fitimit të medaljes.

Ndërkohë, Çekini, trajneri që me miratim të Federatës Shqiptare të Boksit do të shoqërojë kampionin Maca në Botëror, shpreh keqardhjen e tij që, për arsye fondesh, nuk arriti të marrë pjesë superkampioni i Shqipërisë me moshat, 15 vjeçari, Jurgen Lazri, i cili është pjesë e ekipit, “North Boxing Albania”.

Një sportist ky që stërvitet që në moshën 11 vjeçare nga trajneri Çekini, i cili konsiderohet padiskutim e ardhmja e bosit shqiptar.

Krahas të tjerave, trajneri Kludio Çekini, falenderon Federatën Shqiptare të Boksit, dhe personalisht presidentin Florent Kalivopulli, për mbështetjen e dhënë, ndërkohë të njëjtën gjë pret edhe nga ana e Bashkisë Shkodër, duke qënë se tashmë janë një klub i liçensuar zyrtarisht nga strukturat përkatëse shtetërore, që do të përfaqësojë Shkodrën, në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.

(Video) Prononcimi i dhënë nga trajneri i  “North Boxing Albania”, si dhe pamje nga proçesi stërvitor i këtij ekipi në palestrën e re  të klubit.

Gaspër MARKU

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img