Sunday, November 24, 2024

Barazim, pa gola në Shqipëri-Ishujt Faroe. Një lojë jo e mirë e kuqezinjëve, por kaq mjafton për të shkuar në Europian si kryesues të grupit E

Lexo

Ndonëse pritej ndryshe, pasi tifozëria e zjarrtë kuqezi priste një fitore të mundshme ndaj Ishujve Faroe, gjithësesi, barazimi pa gola e çon kombëtaren e Shqipërisë në Europianin “Gjermani 2024”, si kryesues të grupit E.

Në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në Stadiumin “Arena Kombëtare” të Tiranës përballë përfaqësueses së Ishujve Faroe, sikundër kishte lënë të nënkuptohej edhe më parë, trajneri Silvinjo ka bërë 5 ndryshime në 11-shen e parë, teksa Strakosha në portë, Balliu në mrojtje, krahas Ismajlit, Gjimshitit dhe Mitajt, Bare në mesfushë, krahas Asllanit dhe Bajramit, dhe Uzuni e Daku në sulm krahas Asanit e nisën nga minuta e parë.

Në fakt, kjo pjesë e parë ka qenë e vakët, me miqtë që mbrohen mirë dhe do të duhet të vijë minuta e 36-të, që Bajrami ta vërë në vështirësi portierin e dytë të Ishujve Faroe, Reinatrod, që kishte zëvendësuar dy minuta më herët atë të parin, Lamhauge. Teksa janë dhënë 7 minuta shtesë, është Uzuni në të 5-tën që godet brenda zonës, por grushton portieri mik,  më pas topi përfundoi në këmbët e Dakut, i cili ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa një minutë më pas, është Bajrami që jep një pasim të artë për Dakun, por edhe njëherë gjithçka mbetet në kornizat e një rasti të humbur, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rrjeta të paprekura.

E njëjta histori dhe në pjesën e dytë, nën ritmin e një loje të dobët, ndoshta më e dobta për kuqezinjtë në këto kualifikuese, ku kanë munguar rastet konkrete për shënim. Trajneri Silvinjo ka ndërhyrë në formacion duke ndryshuar të gjithë repartin e sulmit, por pa arritur të gjejë zgjedhjen e duhur, që do e dërgonte skuadrën kuqezi drejt golit. E në fakt minutat e fundit të ndeshjes u zhvilluan në mbrojtjen kuqezi, me Ishujt Faroe që kërkuan të shënojnë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0.

Me këtë barazim, Shqipëria ka arritur të sigurojë vendin e parë në Gupin E të këtyre kualifikueseve me 15 pikë, ndjekur nga Republika Çeke po me 15 pikë që kualifikohet si e dyta, me Poloninë në vendin e tretë me 11 pikë, Moldavia 10 dhe Ishujt Faroe 2 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img