Superiore-Dinamo-Teuta, dueli që spikat në javën e shtatë. Sot, ora 18:30 në stadiumin “Elbasan Arena”

Dy skuadrat që synojnë të jenë pjesë e garës për titullin kampion do të përballen sot në orën 18:30 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dinamo do të luaj përpara një sfide të rëndësishme pas humbjes së pësuar ndaj Vllaznisë.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojë të reagojë dhe të rikthehet te rezultatet pozitive për të mos humbur terren në garën për kreun e renditjes.

Një fitore në këtë përballje do të kishte rëndësi të veçantë për kryeqytetasit jo vetëm për pikët por edhe për moralin e skuadrës.

Në krahun tjetër Teuta vjen në këtë takim pas fitores ndaj Skënderbeut një rezultat që i ka dhënë më shumë besim skuadrës durrsake.

Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova ka aktualisht katër pikë më shumë se Dinamo dhe do të synojë ta shfrytëzojë këtë avantazh për të thelluar diferencën me një rival të drejtpërdrejtë.

Për Teutën kjo është një mundësi e mirë për të konfirmuar ambiciet e saj në kampionat dhe për të treguar se mund të qëndrojë në garën për objektivat madhorë të sezonit.

Nga ana tjetër Dinamo e di se një rezultat negativ do ta vështirësonte më tej situatën, ndaj pritet të kërkojë me ngulm pikët e plota.

Përballja pritet të jetë e luftuar duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve dhe faktin se të dyja skuadrat kanë objektiva të rëndësishëm.

Dinamo do të kërkojë reagimin pas humbjes së fundit ndërsa Teuta synon të vazhdojë serinë pozitive dhe të ruajë avantazhin në renditje.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe