Shënoi golin e parë historik të Egnatias në fazën e ligës së Conference League. Ildi Gruda ka folur për RTSH pas barazimit 1-1 ndaj Midtjyllandit. Sulmuesi i rrogozhinasve nuk e fsheh kënaqësinë për golin e shënuar dhe deklaron se një pikë e marrë në debutim është një rezultat i mirë për Egnatian.
“Emocion i veçantë të shënosh në të tilla ndeshje, sepse janë ndeshje të mëdha, kompeticion i madh. Jam i lumtur për këtë arritje. Kishim raste për të shënuar sërish, por ky rezultat besoj se është rezultat i mirë për ekipin tonë.
Kontingjenti është i mirë, ekipi është i plotë. Ndeshjet janë çdo 3-4 ditë, janë të vështira, por kemi lojtarë plot dhe besoj se nuk do të jetë problem.
Vitrinë për jashtë? Shpresoj shumë që të hapen pak rrugët”, tha mes të tjerash Gruda.


