Në garat e fundit që Federata Shqiptare e Peshëngritjes zhvilloi në Tiranë, të vlefshme për Kampionatin Kombëtar për moshat U-15 dhe 23, konkuroi edhe peshëngritësi shkodran, Antonino Mullisi. Një 14 vjeçar, ky i talentuar që në këtë aktivitet bërtë një paraqitje shumë të mirë.
Falë një përgatitje sistematike dhe më baza profesionale me trajnerin e tij Artur Lagja, i cili është njëherazi edhe trajner i kombëtares së Shqipërisë, shkodrani Antonino Mullisi, arriti të shpallej, jo vetëm kampion kombëtar në peshën e tij deri në 67 kg, por edhe të përmirësoi nëntë rekorde të reja kombëtare.
Konkretisht, Mullisi arriti të fiksoj në boshtin e shtangës së ngritur prej tij 101 kilogram në stilin e shkëputjes dhe 123 kilogram në stilin e shtytjes. Rezultate këto të parametrame bashkëkohore, për të cilin trajneri i tij Artur Lagja, e konsideron një super talent, ndërkohë që flet me superlative për të ardhmen e tij duke garantuar në arritjen e rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndonëse, nuk arritën të shpallen kampion kombëtar, figurë shumë të mirë sportive bënë edhe pjesëtarët e tjerë të ekipit të peshëngritjes Vllaznia, ku nëntë vjeçari Ensar Prroni u rendit i dytë në peshën e tij konkruese deri në 43 kg duke ngritur 55 kg në stilin e shkëputjes dhe 55 kg në stilin e shtytjes.
Po kështu, edhe peshëngritësi tjetër shkodran, Siart Aga, konkutues në peshën 61 kg me 68 kg në stilin e shkëputjes dhe 83 në shtytje, renditet i dyti. Një tjetër rezultat pozitiv nga ekipi i Vllaznisë është edhe ai i arritur nga Klevis Bazi konkurues në peshen 67 kg duke u renditur i dyti me 67 kg në shkëputje dhe 85 kg në shtytje.
Bazuar në këto rezultate individuale, Vllaznia arrin të renditet e dyta në klasifikimin ekipor, një pozicion që arrin ta rimarrë pas më shumë se dy vitesh, dhe që me brezin e talentuar që ka në dispozicion, trajneri Lagja premton së shpejti titullin kampion.
(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të peshëngritjes U15, ku talenti Antonino Mullisi përmirësoi nëntë rekorde të reja kombëtare
Gaspër MARKU