Xhani De Biazi nuk është më trajneri i Azerbajxhanit. Pas tre vitesh, tekniku italian dha dorëheqjen nga drejtimi kombëtares azere pas përfundimit të kontratës.
Tekniku që shkroi historinë me Shqipërinë në vitin 2016, duke i kualifikuar për herë të parë kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian, nuk arriti dot të bënte të njëjtën gjë me Azerbajxhanin.
Tashmë De Biazi është një trajner i lirë dhe është i gatshëm të dëgjojë ofertat që pritet të vijnë për të.
“Para se të filloj të flas, them se kam marrë vendimin të mos qëndroj më, edhe pse besoj se kam bërë një punë të shkëlqyer vitin e fundit. Skuadra është treguar e jashtëzakonshme. Kemi treguar se dijmë të luajmë kundër skuadrave të mëdha si Belgjika, Austrisë dhe Suedisë. Kemi ndërtuar një grup interesant lojtarësh, por për sa më përket mua do të ndalem këtu!”. Tashmë jeni të lirë të bëni të gjitha zgjedhjet që dëshironi dhe të çoni përpara të gjitha programet që dëshironi të çoni përpara, por unë do të ndalem këtu”. Jam i lumtur që ju takova, ishte një përvojë e mrekullueshme, shpresoja se mund të bënim shumë më tepër…”, tha De Biazi.
Përveç Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, ai ka drejtuar dhe skuadra të tjera të njohura si Torino, Levante, Udineze, Alavesh etj.