Fitore historike për Uzbekistanin U-17, i cili eliminoi Anglinë në Xhakartë me rezultatin përfundimtar 2-1, duke u kualifikuar kështu në çerekfinalet e Kupës së Botës U-17. Por në fund të ndeshjes një gjest padyshim josportive nga trajneri Uzbekistani filloi një sherr të vërtetë në fushë.
Ishte duke u zhvilluar minuta e 10-të (nga 13) e kohës së shtesës në pjesën e dytë të ndeshjes Angli-Uzbekistan U-17. Kombëtarja e Tre Luanëve në kërkim të barazimit kur topi del jashtë fushës, pikërisht pranë stolit të kundërshtarëve. Rakhmatullaev, përzgjedhësi i Uzbekistanit, nuk mendohet dy herë dhe me qëllimin për të vonuar rinisjen e skuadrës angleze, gjuan topin me sa mundet për ta larguar.
Tensioni ishte i menjëhershëm, fillimisht me dy lojtarë anglezë që iu afruan Rakhmatullaev dhe e shtynë, më pas mbërritën edhe uzbekët për të mbrojtur përzgjedhësin e tyre dhe menjëherë iu bashkuan lojtarë të tjerë anglezë dhe u desh pak kohë për të qetësuar shpirtrat e mbinxehur. Gjesti jo sportiv i Rakhmatullaev i solli atij një karton të kuq.