Tirana-Kukësi 3-2(Deliu 15’, Përgjoni 87’, Kaina 90’/Beshiraj 53’, Momoh 80’)
Tirana:Abdullahu,Doka(Patrik 83),Najdovski,Mici,Përgjoni,Deliu,Jonuzi(Latifi 65),Hila(Abazaj 60),Haxhiu(Lushkja 83),Kaina,Hasani Trajner:Julian Ahmataj
Kukësi:Tafas,Duka,Zhongo,Lala,Reçi,Mota,Fejzaj,Salami,Rashiti(Latorre 78),Rivas(Momoh 70),Beshiraj(Lamçe 72) Trajner:Stavri Nica
Gjyqtarë:Kreshnik Barjamaj(Tiranë),Marjus Qose(Lushnje),Ergys Spahiu,Orlando Kuka(Tiranë) Var:Olsion Yzeiraj(Patos) Avar:Nertil Bregasi(Tiranë) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Ilirjan Kristo(Tiranë)
Gola,kartonë,emocione, përmbysje dhe ripërmbysje,të gjitha në një,në duelin e javës së 13-të në Kategorinë Superiore,midis Tiranës dhe Kukësit.
Për herë të parë në këtë sezon,Tirana zbarkoi në “Air Albania” dhe pavarësisht se vuajti, në fund nuk zhgënjeu,duke fituar 3-2 përballë Kukësit, në një takim ku verilindorët luajtën për më shumë se gjysmë ore me një lojtar më pak.
Tirana e nisi mirë takimin, duke treguar më shumë dëshirë dhe “bardheblutë” u shpërblyen shumë shpejt,pasi kaluan në avantazh me Deliun që realizoi pas 15 minutash lojë.
1-0 dhe Tirana kërkoi të shfrytëzonte momentin e mirë,por nuk ia doli të gjente qetësinë e duhur,ndërkohë që pjesa e dytë prodhoi jo vetëm gola,por edhe karton të kuq dhe shumë emocione.
Pas 8 minutash lojë nga fraksioni i dytë,Kukësi barazoi me anë të Beshirajt dhe simfonia ndryshoi.
Tirana provoi të reagonte për t’u rikthyer përsëri në avantazh,teksa këtë herë “bardheblutë” nuk gjetën golin, por superioritetin numerik,kjo pasi Duka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe verilindorët mbeten me dhjetë lojtarë.
Të besuarit e Ahmatajt kërcënuan kuadratin e Tafas,por ky i fundit ishte i pakalueshëm,ndërsa për ta bërë sfidën akoma edhe më të bukur mendoi Momoh që përmbysi rezultatin në minutën e 80-të.
Befasi për Tiranën,por kryeqytetasit nuk pranuan të dorëzoheshin edhe pse verilindorët menduan më shumë për mbrojtjen,teksa goli i barazimit erdhi shtatë minuta më pas me autor Përgjonin,që shënoi një gol me shumë peshë.
2-2 dhe “bardheblutë” ndryshuan ritëm,duke mbetur në portën e Kukësit dhe në limite,në frymën e fundit,Kaina ripërmbysi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 90’.
Me këtë sukses,Tirana prek kuotën e 21 pikëve,momentalisht në vendin e tretë,ndërsa Kukësi mbetet me 14 pikë në vendin e gjashtë.
Fatos LAMAJ