Wednesday, May 1, 2024

(Video) Basketboll-Anthony Ozubuekwe, amerikani i tretë që i bashkohet Vllaznisë. Trajneri Bekteshi, gjen qetësinë pas largimit të talentit, Memçaj

Lexo

Në harkun kohor të një jave, në kampin kuqeblu të basketbollit meshkuj pati dy lëvizje në merkato. E para është dalje, madje të një prej basketbollistëve të talentuar Elian Memçaj, i cili la Vllazninë për t’iu bashkuar Teutës së Durrësit. Ndërkohë, që lëvizja e dytë ka të bëjë me ardhjen e basketbollistit amerikan Anthony Ozubuekwe, duke e çuar në tre numrin e amerikanëve që janë veshur kuqeblu.

Anthony Ozubuekëe, me një shtatlartësi prej 2 metër dhe 04 centimetër, një basketbollist që luan në pozicionin e qëndrës, ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin “Nënë Tereza të Tiranës, ndërkohë që mbrëmjen e sotme i është bashkuar Vllaznisë duke zhvilluar seancën e parë stërvitore si kuqebu.

Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri i kuqebluve, Damian Bekteshi, thekson se pas një goditje që mori skuadra me largimin e talentit Elian Memçaj, ardhja e dymetroshit amerikan Anthony Ozubuekwe i ka dhënë në një farë mënyre qetësinë e duhur.

Gjithësesi, duhet parë sesi do të jetë përformanca e amerikanit Anthony Ozubuekëe, duke nisur që nga ndeshja e mbrëmjes së shtunë kur Vllaznia do të luajë në shtëpi me Apoloninë e Fierit. Në lidhje me aktivizimin e tij, tekniku Bekteshi bën të ditur, se krahas seancës së sotme, ka në dispozicion edhe një tjetër nesër për të vendosur, nëse do të luajë në formacion nga minuta e parë, apo si zëvendësues.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në basket meshkuj, Damian Bekteshi, si dhe pamje nga stërvitja e kuqebluve, me amerikanin Anthony Ozubuekwe në seancën e parë stërvitore të tij me shkodranët.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img