Vllaznia në basketboll për femra do ta luajë në transfertë ndeshjen e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit femra Kalendari i FSHB-së, përcakton që Elbasani dhe Vllaznia do të përballen mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”, duke nisur nga ora 19:00.
Një duel ky që vlen shumë për të dyja skuadrat, Vllaznia për t’u ngjitur në vendin e katërt që mbahet nga Partizani me vetëm një pikë larg. Ndërkohë që edhe Elbasani, i cili gjendet dy pikë më poshtë Vllaznisë ka të njëjtin objektiv për fitore. Në krye është Flamurtari me 12 pikë i ndjekur nga Tirana me 11, Partizani me 10.
Në prononcimin e dhënë për mediat, basketbollistja e re Vllaznisë, Anisa Musaja, u shpreh optimiste për një fitore të mundshme në këtë transfertë.
Sa i përket aspektit personal, Anisa shprehet e kënaqur për ecurinë e saj në këtë kampionat, ku me paraqitjet e saj mjaft cilësore po e justifikon më së miri besimin e dhënë nga trajneri Bledar Gjeçaj.
18 vjeçarja e talentuar e basketbollit shkodran, vjen nga ekipi kampion i Vllaznisë për të reja, shpallur sezonin e kaluar nën drejtimin e trajneres Medina Mustafa, por edhe titullare e ekipit kombëtar të moshave duke u konsideruar si një nga basketbollistet e së ardhmes së basketbollit shqiptar.
(Video) Prononcimin e plotë të basketbollistes, Anisa Musaja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU