Sfida në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Laçit është mbyllur në barazimin 0-0, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat. Rastet nuk munguan, nga të dyja krahët, duke iu afruar golit, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë. Për kuqeblutë, kjo është ndeshja e katërt radhazi në kampionat pa fitore, duke qenë gjithmonë e më të rrezikuar nga zona e ftohtë e klasfiikimit.
Me këtë barazim Vllaznia renditet në vendin e 7 me 14 pikë, ndërsa kurbinasit në vendin e pestë me 16 pikë.