Saturday, July 27, 2024

Skënderbeu rikthehet te fitorja, mposht Teutën me rezultatin 3-1

Lexo

SKËNDERBEU–TEUTA 3-1 (Frenkli 12′, Liço 38′ (11-m), Rashica 83’/ Peposhi 72′)

Skënderbeu ka marrë një fitore me vlerë në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.

Korçarët e nisën mirë ndeshjen, teksa kaluan në avantazh me Frenklin në minutën e 13-të dhe më pas dyfishuan me Liçon me penallti. Në fundin e pjesës së parë, Nikaj lë korçarët me 10 lojtarë, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Në pjesën e dytë, Teuta ishte më kërkuese dhe me një lojtar më shumë, ia dolën të gjejnë golin me Peposhin në minutën e 73-të, por Skënderbeu nuk u dorëzua edhe pse ishte me 10 lojtarë, pasi në minutën e 83’ shënoi golin e tretë falë Rashicës duke vulosur shifrat në 3-1.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 17 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit me 12 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img