Ndeshjet e javës së 14-të të kategorisë Abissnet Superiore, është planifikuar të luhen në dy ditë. Dy sfidat e parë të kësaj jave, Erzeni-Tirana dhe Partizani-Dinamo, do të luhen të hënën e datës 27 nëntor, ku çifti i parë që luhet në stadiumin “Demrozi Arena” nis në rën 13:00 dhe i dyti në stadiumin “Arena e Demave” në orën 17:00.
Ndërkohë, tre sfidat e tjera të ditës së martë të 28 nëntorit, nisin me duelin e parë, Kukësi-Skënderbeu, takim që do të luhet në stadiumin “Kukës Arena” prej orës 13:30. Në të njëjtën orë, luhet në stadiumin kurbinas, dueli tjetër, Laçi-Egnatia.
Ndërkohë, java e 14-të mbyllet me sfidën, Teuta-Vllaznia, e planifikuar të nis nga ora 16:00. Një ndeshje, e cila pa frikë mund të konsiderohet edhe si më e rëndësishmja e kësaj jave. Nuk bëhet fjalë për kreun, por për luftën për mbijetese, pasi durrsakët vendas, të fundit në tabelën e klasifikimit, presin Vllazninë, e cila ka vetëm dy pikë më shumë se Teuta. Pikërisht, vetë pozitat në të cilat gjenden të dyja skuadrat e bën këtë ndeshje që të jetë në qëndër të vemendjes së opinionit sportiv.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 14-të Abissnet Superiore
E Hënë 27 Nëntor
Erzeni-Tirana, ora 13:30
Partizani-Dianamo, ora 17:00
E Martë 28 Nëntor
Kukësi-Skënderbeu, ora 13:30
Laçi-Egnatia, ora 13:30
Teuta-Vllaznia, ora 16:00