Teuta-Vllaznia, është çifti i fundit e javës së 14-të të kategorisë Abissnet Superiore. Dueli në fjalë nis në orën 16:00, ndërkohë që dy trajnerët kundërshtarë, shkodrani Edi Martini që drejton Teutën dhe shqiptari nga Tetova që është në krye të Vllaznisë, Qatip Osmani, kanë zbardhur formacionet zyrtare, me emrat e të cilëve do të nisin ndeshjen nga minutat e parë.
Ashtu siç ishte parashikuar, në formacionikn kuqeblu është rikthyer kapiteni Bekim Balaj, që konsiderohet si pika më e fortë e skuadrës. Ndërkohë që në kampin durrsak, të bie në sy emri i shkodranit Arsi Kruja, që këtë sezon luan për ngjyrat durrsake.
TEUTA: Dema, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Daja, Beqja, Boçi, Kruja, Arifi, Peposhi, Daci. Trajner: Edi Martini
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
Gjyqtarë:
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja(Tiranë)
Asistent 1: Rejdi Avdo(Tiranë)
Asistent 2: Dojando Myftari(Tiranë)
Arbitër i 4: Olsion Yzeiraj(Patos)
Var: Klodian Prenga(Laç)
Avar: Erjon Bylykbashi(Elbasan)
Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)
Vëzhgues:Fiqiri Haxhiaj(Tiranë)