“Rrogozhinasit” e Egnatias arritën të triumfon me rezultatin e pastër, 0 me 2, transfertën e Laçit, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore. Pas kësaj humbje trajneri i Laçit, Mirel Josa, u shpreh për MCN TV:
“Humbja? Duhet të ishim më të saktë për të krijuar raste më shumë. Ky ishte problemi ynë sot.
Mangësi në sulm? Ne u munduam të shpreheshim kur fitonim topin dh enë sektorët e krahut. Duhet të ishim të saktë, por linim bosh shumë hapësira dhe e pamë shumë mirë se kundërshtari nxirrte mbrojtësit sipër. Me pësimin e golit bëmë përpjekjet tonë dhe kishim 2-3 raste. Duhet të ishim më të saktë dhe të freskët në 30 m e fundit.
A do të ndërhyni në merkato apo do të mbajnë lojtarët e rinj skuadrën? Çdo skuadër ka nevojë për lojtarë që kanë eksperiencë dhe t’i japin siguri ekipit. Nëse kemi mundësi për të sjellë lojtarë të tjerë duhet të shikojmë cilësinë e tyre.
Golat nga shtylla e dytë? Ne kishim porbleme në këtë shtyllë. Kishim probleme me Ndrecën, pasi nuk ndriblohej mirë krahu”.
Nga ana tjetër, trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për MCN TV:
“Pjesa e parë kishte pak vështirësi, Laçi po priste poshtë. Na sulmonte herë-pas-here. Kishim një disbalancë. Merkato për sulmues? Do të shikojmë si do të jetë skuadra këto ndeshje. Kemi nevojë për një sulmues tjetër pasi Gytis po konsumohet shumë. Do të shikojmë diçka në merkato.
Gjesti i Isgandarli pas golit? Ndodhin këto situata, është diçka që me fitoren sheshohet pasi ai kërkoi ndjesë pas ndeshjes. Lojtarët janë të rëndësishëm të gjithë, mjafton të më ndjekin.”