Tuesday, November 26, 2024

(Video) Vllaznia, për fitore në Rrogozhinë, por për Osmanin, edhe një barazim në transfertë, përballë skuadrës kryesuese nuk është keq

Lexo

Java e 15-të e Superiores do të sjellë edhe përballjen midis Egnatias dhe Vllaznisë. Një sfidë kjo tepër e vlerësuar nga drejtuesit dhe skuadra shkodrane. Vllaznia vjen në sfidën me Egnatian, pas fitores ndaj Teutës, e cila sipas trajnerit Qatip Osmani ka rikthyer vetëbesimin te futbollistët e tij.

“Sigurisht që pas fitores me Teutën, situata është më e qetë. Është vetëm një fitore, por për ne është shumë e vlefshme për shkak të kthimit të vetbesimit në ekip”.

Trajneri Osmani e di se përballë do të ketë skuadrën kryesuese të superiores, ndaj ka kërkuar nga lojtarët e tij që të shtrytëzojnë në maksimum rastet që do t’u jepen.

“Egnatia, sigurisht që nuk është rastësisht lider në klasifikim. Duhet të luajmë me kujdes, ato raste që do i kemi duhet ti shfrytëzojmë”.

Trajneri i Vllaznisë pranon se do të jetë i kënaqur edhe me një pikë nga përballja me Egnatian.

“Në lojë futemi për ta fituar ndeshjen, por dhe një barazim nuk do të ishte keq”.

Sfida, Egnatia-Vllaznia luhet të shtunën në “Gjebrozi Stadium” të Rrogozhinës, duke nisur nga ora 13.30.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Qatip Osmani, në pragndeshjen, Egnatia-Vllaznia. Superiore, java e 15-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img