Sunday, January 25, 2026

Nisin spastrimet te Vllaznia. Dodev, futbolllisti i parë që largohet, priten emra të tjerë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ecuria jo e mirë e Vllaznisë gjatë pjesës së parë të sezonit futbollistik 2023-2024, ka bërë që drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia të ndërmarrin hapat konkret për ndryshimin e situatës në fjalë.

Nga është komentuar edhe më heret, përgjegjësia për këtë gjendje të dobët të skuadrës ka rënë në mosmirëmenaxhimin e merkatos verore, ku në skuadër janë sjellë futbollistë nën nivelin e duhur, të cilët nuk kanë arritur të bëjnë diferencen me futbollistët shkodranë.

Në këtë drejtim, drejtuesit e stafit teknik dhe ato administrative të klubit kuqeblu kanë nisur  nga spastrimet në skuadër. Dhe, hapi i parë është largimi i maqedonasit Darko Dodev, për të cilin stafi teknik ka gjykuar që nuk i nevojshëm për vazhdimësinë e bashkëpunimit me Vllazinë.

𝒁𝒀𝑹𝑻𝑨𝑹𝑬

“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Darko Dodev. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

KF Vllaznia e falënderon Darko Dodev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu.”

Gjithnjë, nga burimet brenda kuqebluve, mësohet se në listën e largimit nga Vllaznia, janë edhe disa futbollistë të tjerë, të cilët janë vlerësuar si të panevojshëm për të qënë pjesë e Vllaznisë, emrat e të cilëve pritet të bëhen publikë në ditët në vazhdim.

Në të njëjtën kohë, paralelisht me largimet, stafi kuqeblu me në krye drejtorin e ri sportiv Tefik Osmani kanë gati emrat e atyre, me të cilët është biseduar për të firmosur në pjesën e dytë të sezonit. Por, për korrektesë, por edhe të rregullores përkatëse, për derisa akoma nuk është e hapur merkato, emrat e tyre nuk mund të bëhen publikë zyrtarisht.

 

- Advertisement -spot_img

1 Koment

  1. Çfsrë kuntributi na thoni me na lënë në fund të tabelës apo hangri e piu qyl e mori njata para qyl e na zhytën nga fundi i tabelës së ren ditjes 😡

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Zhgënjen Besa, mundet në shtëpi nga Skëndërbeu 2-3

Besa-Skënderbeu 2-3(Spahiu 8,Melo 56/Janaqi 54,Shaqe 71,Gjata 80) Besa:Abdullahu,Beqja,Kapo,Lima,Nurja,Danaj,Hasani(Begaj 74),Treni(Rrena 60),Spahiu,Melo,Çinedu(Hebeja 86) Trajner:Gugash Magani Skënderbeu:Alia(Dervishaj 45),Vangjeli,Gift,Ramos,Shaqe,Salim,Estrela,Janaqi,Çuçka(Gjini 57),Tajo(Gjata 79),Ukiçi(Gjumsi 46) Trajner:Ernest Gjoka...
- Advertisement -spot_img