Saturday, July 27, 2024

Vllaznia-“Operacioni fshesa”, vazhdon. Vjen edhe largimi i dytë nga radhët e kuqebluve. Konstantin Cheshmedjiev, ndërpret me mirëkuptim kontratën me KF Vllaznia

Lexo

Që do të kishte largime nga Vllaznia në këtë fundviti, kjo është deklaruar edhe më herët. Por, të ato të nisnin kaq shpejt, kjo në një farë mënyre, nuk ishte parashikuar prej askujt. Gjithësesi, ato kanë nisur me largimin e parë, të orëve të mesditës me maqedonasin Darko Dodev, dhe në formën e një “operacioni fshesa” ka vijur pak minuta më parë me largimin e dytë, që përsëri i përket një ardhje nga Maqedonia e Veriut. Këtë radhë bëhet fjalë për Konstantin Cheshmedjiev, 27 vjeçarin që ka luajtur në pozicionin e mbrojtësit të qëndrës, por edhe të mesfushës.

𝒁𝒀𝑹𝑻𝑨𝑹𝑬

“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit edhe me futbollistin Konstantin Cheshmedjiev. Klubi dhe mbrojtësi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

KF Vllaznia e falënderon Konstantin Cheshmedjiev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu.

#Faleminderit #KonstantinCheshmedjiev!”, shkruhet në deklarëtn zyrtare që KF Vllaznia ka shpërndarë për mediat.

Me sa shikohet, lista e atyre futbollistëve që kanë nënshkruar në merkaton e veres tek Vllaznia, po rezulton jo cilësore, dhe ndaj stafi i ri teknik, së bashku me drejtuesit e klubit kuqeblu kanë ndërmarrë fushatën e shkëputjeve të marrëdhënieve mirëkuptuese me futbollistët në fjalë për ndërprerjen e kontratës.

Ndërkohë, burimet pranë klubit kuqeblu, bëjnë të ditur se në listën e “operacionit fshesa” janë edhe disa futbollistë të tjerë të ardhur në merkaton e veres. Nga të njëjta burime, mësohet se po punohet intensivisht për të siguruar shërbimet e futbollistëve të tjerë cilësor për t’iu bashkuar skuadrës kuqeblu, në pjesën e dytë të sezonit, në mënyrë që Vllaznia të jetë më e kompletuar për të kërkuar kualifikimin në katërshën e parë finaliste të Abissnet Superiore, dhe më pas, pse jo edhe për më tej.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img