Tuesday, November 26, 2024

Evropiani i xhudos, Kosova fiton katër medalje: Akil Gjakova i artë, Nora Gjakova, Distria Jrasniqi dhe Dardan Cena të bonzta

Lexo

Evropiani i Hapur, një garë e re e Unionit Evropian të Xhudos, ka sjellë për Kosovën katër medalje në sportin e xhudos. I zhvilluar për herë të parë dhe pikërisht në Kosovë, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, rezultoi një sukses për Akil Gjakovën, i cili fitoi medaljen e artë. Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Dardan Cena fituan medalje të bronzta.

Xhudistët kanë garuar në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa xhudistet në kategorinë deri 57 kilogramë. Ishin 40 xhudistë nga 26 vende evropiane. Vetëm Kosova kishte të drejtën e përfaqësimit me dy xhudistë e dy xhudiste. Vendet tjera e kishin të drejtën e një xhudisti dhe një xhudisteje.

“Sot për mua ka qenë një ditë e veçantë, ndoshta më e veçanta në karrierë. Emocionet dhe gjithçka tjetër ka qenë shumë e veçantë, për të performuar para publikut tim, para Kosovës, para familjarëve, para të dashurve, para shokëve. Kam pasur shumë emocione gjatë ditës, sidomos në dy sfidat e para kam pasur edhe pak stres. Por, po mendoj që pas atyre dy ndeshjeve, jam liruar pak. Në sfidën e tretë isha kundër garuesit Heydarov, katër humbje i kam pasur nga ai më parë, ndërsa sot arrita të fitoj ndaj tij. Është kampion botëror, është kampion evropian, i ka të gjitha medaljet. Kështu që pas tij mora një vetëbesim edhe më të madh dhe arrita të triumfojë edhe në finale. Nuk di ta përshkruajë se si po ndihem. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Akil Gjakova.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img