Me ndeshjet e së dielës të vlefshme për javën e 11-të, Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e dytë ka mbyllur konkurimin për fazën e parë. Përballja e fundit për këtë fazë për ekipin e Tërbunit të Pukës u luajt në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës duke u ndeshur me ekipin e Adriatikut. Ndonëse sfida në fjalë u luajt në prezencën e tenperaturave të ulta, nën 0 gradë, në fushën e lojës është parë një luftë e fortë ssportive për të dy ekipet. Pukjanët e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi, e kishin detyrim për ta fituar këtë ndeshje, dhe në fund ia arritën qëllimit duke e mbyllur ndeshjen në favorin e tyre me rezultatin 3 me 0. Goli I parë për pukjanët është shënuar në minutën e 18-të me autor Tabakun, gol I cili mbyll pjesën e parë 1 me 0 për Tërbunin. Në pjesën e dytë pritej reagimi I skuadrës mysafire Adriatik për të gjetur golin e barazimit, porn ë të kundërt është përsëri Tërbuni që shënon golin e dytë, me të njëjtin autor, Tabakun. Për të mbyllur gjithçka në favor të Tërbunit mendon Obando, I cili duke shënuar në limit të krejt ndeshjes, fikson avantazhin e merituar të Tërbunit me rezultatin 3-0. Me këtë tre pikësh, Tërbuni renditet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërkohë që më sipër janë rivalët Valbona, Besëlidhja dhe Iliria, përkatësisht me 28, 27 dhe 23 pikë.
(Video) Pamje nga ndeshja, Terbuni-Adriatiku, 3-0. K. K i Kategorise se dyte, java e 11-te, si dhe prononcimi i trajnerit te Terbunit, Sinan Bardhi.
Gani PEMAJ