Thursday, February 22, 2024

Legjionarët/ Ramadani gjen golin e parë në Seria A, Seferi dhe Shpendi shënojnë sërish. Laçi vendimtar me asist

Lexo

Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre. Ylber Ramadani gjeti golin e parë në Serinë A me skuadrën e Leçes, një perlë e vërtetë duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij  ndaj  Frosinones. Leçe fitoi 2-1 dhe mesfushori kuqezi shënoi golin vendimtar në minutën e 89-të.

Në Emiratat e Bashkuara Arabe, Taulant Seferi ishte sërish protagonist me skuadrën e Bani Yas. Sulmuesi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të në humbjen e skuadrës së tij 1-2 ndaj Shabab Al-Ahli Dubai.

Qazim Laçi ishte vendimtar menjëherë për skuadrën e tij pavarësisht se u aktivizua vetëm në pjesën e dytë. Mesfushori kuqezi ishte arkitekti i golit të barazimit në minutën e 72-të, teksa gjuajtja e tij drejt portës u kthye në një asist për shokun e skuadrës. Paraqitja e Qazim Laçit ishte shumë e mirë duke u vlerësuar me notën 7.7 nga sajti i specializuar për statistika, sofascore.

Cristian Shpendi gjeti sërish golin me Cesenan. Sulmuesi shqiptar realizoi përsëri në barazimin 1-1 të skuadrës së tij ndaj Torres. Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat për Shpendin.

Një lajm tjetër i mirë ishte edhe rikthimi i Enea Mihajt në fushën e lojës. Mbrojtësi kuqezi ka lënë pas dëmtimin dhe u aktivizua si titullar në sfidën e Famalicao ndaj Estoril që përfundoi në barazim 1-1.

Tituallarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Keidi Bare, Klaus Gjasula Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Kristjan Asllani dhe Armando Broja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img