Vllaznia-Skënderbeu, ndeshja që do të luhet pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00 do të gjykohet nga arbitri tiranas, Erjon Bastari. Ky është vendimi që sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë për bilbilin kryesor të kësaj sfide.
Ndërkohë, në n dihmë të Bastarit janë dy asistentët, Emigers Ganxhi dhe Rexhep Muzhaqi, që të dy të kolegjumit të arbitrave të Elbasanit. Sokol Bebja i kolegjumit të Tiranës është në ropin e gjyqtarit të katërt.
Ndërkohë, në sistemin VAR dhe AVAR do të jenëFlorjan Lata i kolegjumit të Durrësit dhe Elvis Gjoka i kolegjumit të Lezhës.
Ndërkohë, delegat i FSHF-së është Agim Mone(Tiranë) dhe vëzhgues, Fiqiri Haxhiraj(Tiranë)
Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Skënderbeu
Arbitër kryesor:Erjon Bastari(Tiranë)
Asistent 1:Emigers Ganxhi(Elbasan)
Asistent 2:Rexhep Muzhaqi(Elbasan)
Arbitër i 4:Sokol Bebja(Tiranë)
Var:Florjan Lata(Durrës)
Avar:Elvis Gjoka(Lezhë)
Delegat:Agim Mone(Tiranë)
Vëzhgues:Fiqiri Haxhiraj(Tiranë)
Fatos LAMAJ