Friday, December 27, 2024

Disiplina- Një muaj nga dhuna në ndeshjen e kampionatit të femrave, Tirana-Vllaznia. Pritej një dënim ekstrem për Tiranën pritëse, por FSHF surprizon duke dënuar të dy klubet dhe zytarët e klubeve përkatëse

Lexo

Një vendim absurd është ai që Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka marrë për incidentin e ndodhur një muaj më parë në ndeshjen e futbollit të femrave, Tirana Vllaznia, ku si rezultat i dhunës së ushtruar është ndërprerë ndeshja. Dhe, kësisoj, në bazë të rregullores, në bazë të rregullores, ekipi pritës duhej të ndëshkohej me një dëmim shembullor.

Por, për habi të të gjithëve, vendimet e Komisionit të Disiplinës kanë çuditur të gjithë, ku kanë ndëshkuar të dy klubet, Vllazninë me humbjen e ndeshjes në tavolinë 3-0, dhe Tiranën me zbritjen e tre pikëve. Të penalizuar janë edhe dy zyrtarët e klubeve përkatëse duke u dënuar përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

“KF Vllaznia Femra, për shkaktimin e ndërprerjes së ndeshjes kundër KF Tirana Femra, duke qenë përgjegjëse për aktet e dhunës dhe shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 6/3/j, 16/1, 17/2/a, 17/2/h të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0”, shkruhet fillimisht në këtë vendim.

Por më pas, edhe Tirana humb 3 pikët e fituara, por në mënyrë tjetër. Bardheblutë e kanë pësuar për mosmarrje masash organizative, duke i hequr tre pikë nga klasifikimi. “KF Tirana Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes dhe për pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/3/g, 16/1, 17/1 të KDE, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim”, shkruhet në vendimin e Disiplinës.

Ndërkaq, janë dhënë edhe dënime të tjera për ngjarjen në fjalë, duke përjashtuar për këtë sezon nga aktivitetet futbollistike presidentin e Vllaznisë për femra, Lazër Matlija, si dhe drejtoreshën e Tiranës për femra, Edonisa Aliu.

“Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtarja e KF Tirana Femra, Edonisa Aliu, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, theksohet në vendimet përkatëse për të dy.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img