Monday, November 25, 2024

(Video) Vllaznia humbet miqësoren me Besëlidhjen e kategorisë së dytë. Trajneri Osmani, i pakënaqur me skuadrën. Homologu i tij lezhjan, Smajlaj, përgëzon skuadrën e tij për fitoren

Lexo

Vllaznia-Besëlidhja 1-2

(Shënues: Bruno Gomes 31’/ Kledi Dibra 14’, David Marku 37’)

Vllaznia: Mehidri, Brahimi, Hajdari, Beci, Selmani, Dulaj, Shimaj, Zaganjori, Dodaj, Halili, Bruno Gomes. (U aktivizuan: Hakaj, Smajli, Sala, Kapllanaj, Shekaj, Maliqi, Muhaj, Rroku, Kastrati). Trajner Qatip Osmani.

Besëlidhja: Hoxha, Ruqi, Gjikolaj, Dibra, Vukaj, D. Marku, Bruka, Bardulla, Musaraj, Elbasani, Danaj.(U aktivizuan: Jaku, Pergjoni).Trajner Dritan Smajli.

Gjyqtar: Ditmir Grimci, Ardit Çobaj, Saimir Hyseni

 

Vllaznia dhe Besëlidhja, zhvilluan mesditën e së shtunës një ndeshje miqësore në këtë mbyllje të vitit 2023 që i shërbente të dyja skuadrave për të testuar futbollistët e tyre.

Më së shumtmi, kjo miqësore ishte më e rëndësishmë për kuqeblutë, pasi në fushën e lojës kanë qënë kryesisht lojtarë që kanë pasur më pak hapësirë aktivizimi në ndeshjet e kampionatit, si dhe element të rinj nga ekipet e Akademisë Vllaznia, U-19 dhe U-21.

Edhe pse përballë kishin skuadrën e kategorisë së dytë, Vllaznia nuk arriti ta fitojë këtë ndeshje, pasi në fund ajo u mbyll me rezultatin 1 me 2 në favor të ekipit lezhjan.

Që të tre golat u shënuan në pjesën e parë, fillimisht nga Besëlidhja në minutën e 14-të me anë të kapitenit të tyre, shkodranit Kledi Dibra, i cili duke fituar dyluftimin ajror me prapavijen kueblu godet saktë më kokë në rrjetër e Mëhidrit.

Më pas, në të 31-tën minuta vjen barazimi i përkohshëm për Vllazninë, ku pas një gabimi të pafalshëm të portjerit, i cili vonohet në lojën me këmbë duke i dhënë mundësi kuqebluve t’ia rrëmbejnë topin dhe më pas t’ia pasojnë brazilianit Bruno Gomesh që nuk nguroin ta dërgojë në rrjetë.

Barazimi, 1 me 1, nuk  zgjat shumë, vetëm 6 minuta, sepse janë përsëri lezhjanët që shënojnë. Këtë radhë, kemi të bëjmë me një supergol të shënuar nga David Marku, ku gjuajtja e tij nga distanca përfundon shkon direkt e në trekëndëshin e majtë të Mëhidrit.

1 me 2 për Besëlidhjen, rezultat ky që mbyll edhe pjesen e parë për skuadrën mike. Një avantazh ky i merituar për lezhjanët e drejtuar nga ish futbollisti kuqeblu, Dritan Smajli, të cilët duhet pranuar se me rastet e krijuara në portën e Mëhidrit, mund dhe duhet të shënonin, të paktën edhe dy-tre gola të tjerë.

Ndërkohë, në kampin kuqeblu konstatohet pakënaqësi nga ana e trajnerit Qatip Osmani. Tetovari i pankinës kuqeblu, shikohet duke kritikuarm futbollistët e tij për mos rendimentin e duhur në fushën e lojës.

Madje, në kërkim të ndryshimit të rezultatit, në pjesën e dytë, tekniku Osmani, e përforcon formacionin e tij duke hedhur në fushën e lojës emra të tillë me përvojë, Hakaj, Smajli, Sala. Por, megjithë presionin e krijuar nga kuqeblutë në këtë pjesë loje, nuk ka më gola.

Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e merituar të Besëlidhjes me rezultatin 1 me 2. Fitore kjo, që krahas të tjerave, ka brenda edhe kontributin e futbollistëve shkodranë që luajnë për lezhjanët, si Bardulla, Dibra, Ruçi, Elbasani, Musaraj, të cilët bënë diferencen në fushën e lojës.

(Video) Vllaznia-Besëlidhja 1-2. Transmetimi i të gjithë ndeshjes me koment nga Veriu Sport. Pjesa e parë dhe e dytë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img