Alex De Minaur shkruan historinë, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-0 (6-4, 6-4) Novak Djokovic në ndeshjen e parë individuale të “United Cup” mes Australisë dhe Serbisë.
Përbën lajm disfata e numrit një në renditjen botërore të tenisit, pasi serbi humbet një ndeshje në tokën australiane për herë të parë pas 6 vitesh, humbja e fundit kishte ndodhur në Australian Open në vitin 2018 përballë Hyeon Chung.
24-vjeçari nga Sidnej ka shfrytëzuar ditën e keqe të Djokovic, që u komplikua akoma më shumë nga një shqetësim në dorën e djathtë. Serbi do të fillojë mbrojtjen e titullit në Melburn (aty ku ka fituar Australian Open 10 herë) në 14 janar.