Friday, November 22, 2024

Publikoi video që nxit urrejtjen fetare, dënohet futbollisti i Nice

Lexo

Futbollisti algjerian Youcef Atal u dënua me tetë muaj me kusht nga një gjykatë franceze të mërkurën për nxitje të urrejtjes fetare, pas një postimi në mediat sociale për konfliktin në Gaza.

Mbrojtësi 27-vjeçar, i cili luan për skuadrën e Ligue 1, Nice, duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej 45,000 euro (49,000 dollarë) për publikimin e një videoje që bën thirrje për një “ditë të zezë për hebrenjtë”, vendosi gjykata penale e Nices.

Atal duhet të paguajë që detajet e dënimit të tij të botohen në të përditshmen rajonale Nice-Matin dhe gazetën kombëtare Le Monde.

Atal postoi në llogarinë e tij me 3.2 milionë ndjekës në Instagram, një video të një predikuesi, (Mahmoud Al Hasanat) pesë ditë pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Pasi foli për fëmijët e vrarë nga bombardimet, Al Hasanat i bëri thirrje Zotit që të dërgojë një “ditë të zezë për hebrenjtë” dhe “të udhëheqë dorën” e palestinezëve që të kundërpërgjigjen.

Futbollisti ishte i grumbulluar me kombëtaren e Algjerisë në vendin e tij kur shpërndau videon. Ai e tërhoqi atë të nesërmen kur Nice e paralajmëroi se kishte gjasa të shkaktonte polemika.

Atal i kishte kërkuar falje gjykatës gjatë seancave, duke thënë se kishte dashur të dërgonte një “mesazh paqeje” dhe nuk e kishte parë të gjithë videon 35 sekonda përpara se ta postonte. Ky argument nuk i bindi prokurorët apo paditësit, kryesisht organizatat hebraike dhe Liga Profesionale e Futbollit (LFP).

Nice e ka pezulluar Atalin të luajë “deri në njoftimin e mëtejshëm”, ndërsa ai mori një pezullim me shtatë ndeshje nga LFP. Gjithsesi lojtari është grumbulluar nga Algjeria në skuadrën që do të marrë pjesë në turneun e ardhshëm të Kupës së Kombeve të Afrikës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img