Thursday, May 2, 2024

Sulmuesi shqiptar Uzuni e nis me vitin me gol në La Liga

Lexo

Myrto Uzuni e ka nisur me gol vitin e ri 2024. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin ndaj Cadiz, në ndeshjen e Granada-s këtë pasdite. Në takimin që mbahet në Estadio Nuevo Los Cármenes (Granada), Uuzni shfrytëzoi në maksimum një asist të Boye, në minutën e 25-të.

Lojtari kuqezi ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon dhe ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës. Sezoni i kaluar ishte fantastik, 38 ndeshje dhe 23 gola.

Myrto Uzuni ka luajtur më parë në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, përpara se të transferohej te Ferencvaros në Hungari. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e Uzuni në të ardhmen, teksa fokusi është te Kombëtarja, që do luajë në Euro 2024.

Video-Goli i Myrto Uzunit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img