Partizani ka barazuar 1-1 përballë holandezëve të Volendam në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Antalia, aty ku “demat” po zhvillojnë një mini-fazë përgatitore në prag të rifillimit të kampionatit.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ka qenë 20-vjeçari Luis Birçaj, ai që ka kaluar në avantazh Partizanin. Festa e “të kuqve” ka zgjatur shumë pak, pasi holandezët barazojnë shifrat 4 minuta më vonë me Booth, që përfiton nga një gabim në mbrojtje i skuadrës së Shehit.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat, rezultati i takimit nuk ndryshon deri në përfundim. Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja e parë e teknikut Orges Shehi në krye të Partizanit. Kryeqytetasit kanë programuar edhe një tjetër ndeshje miqësore në tokën turke, kundër Neftçi Baku, sfidë që do të luhet në 9 janar.