Thursday, May 2, 2024

Foto Lajm-Familja sportive shkodrane, Deda. I bashkoi Amerika: Françeskina, Ndoja, Nora, Mirela, Marku, Gjoana, Izabela

Lexo

Festa e ndërrimit të viteve, 2023-2024, ishte e veçantë për familjen sportive shkodrane, Deda. Është Amerika e largët, ajo që i bashkoi brezat e ish sportistëve të Vllaznisë, që të gjithë pjesëtarë të një familje.

Tradita e kësaj familje, nis që nga kryefamiljari Ndue Deda, shtatlarti me shumë passion për lojrat me dorë, kryesisht basketbollin, që ndonëse nuk pati ndonjë karriere të mirëfilltë, traditën e sportit do ta përcillte me bashkëshorten e tij, Fraçeskina, ndër basketbollistet e para të ekipit të Vllaznisë.

Dhe, më pas, që të dy së bashku pasionin për sportin e kaluan në mënyrën më të mirë tek fëmijët e tyre. E para, ishte vajza e madhe e tyre, Nora, padyshim më e spikatura e kësaj familje por edhe e volejbollit shkodran në tërësi, ku falë talentit të saj të padiskutueshëm, ishte titullare dhe kapitene potente e Vllaznisë, Partizanit, etj, përfshirë edhe kombëtaren kuqezi. Vlerat e saj, Nora i përcolli në vijim edhe si trajnere e Vllaznisë, ku drejton edhe sot ekipin e femrave kuqeblu të Superligës së Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë shërben si pedagoge e departamentit të Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Dhe, menjëherë pas Norës, që ndonëse me pasaportë amerikave, ka zgjedhur Shkodrën të jetojë dhe shërbejë për qytetin e saj të lindjes, tradita e këtij sporti vijon edhe tek fëmijët e tjerë, Mirela, Marku, Gjoana, përfshirë këtu edhe mbesen, vajzën e Gjoanës, Izabela  Londo që po aktivizohet me sukses në volejbollin amerikan, që të gjithë prej shumë vitesh, qytetarë amerikanë.

Siç thamë më sipër, festa e vitit të ri 2024, e bashkoi të plotë familjen sportive Deda, në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku krahas të tjerave, natyrisht nostalgjia dhe kujtimet e bukura të karrieres së tyre sportive, kanë qënë temë e bisedave të tyre, ku e veçanta e kësaj familje është se të gjithë, nga Fraçeskina deri mbesa Izabela, kanë luajtur me numrin shtatë.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img