Këngëtarja shqiptare ishte e pranishme në ndeshjen e Chelsea si pjesë e një fushate promovuese për filmin e saj të ri, “Argylle”.
Dua Lipa ishte e pranishme në ndeshjen e Chelsea të Armando Brojës në Premier League me Fulham, të fituar 1-0, si pjesë e një fushate promovuese për filmin e saj të ri, “Argylle”. Përveçse Dua Lipës, gjatë ndeshjes, ishin të pranishëm dhe një grup aktorësh të ulur menjëherë pas pankinës së Chelsea-t në Stamford Bridge ku kryen një sërë veprimesh të çuditshme për të promovuar filmin.
Ata u ngritën në këmbë dhe lexuan një libër përpara se të shikonin orët e tyre në të njëjtën kohë në 20 minutat e para të ndeshjes, më pas u ngritën në këmbë dhe në mënyrë të çuditshme filluan të lajnë dhëmbët.
Menaxheri i Chelseat, Mauricio Pochettino është fotografuar gjithashtu me një logo të “Argylle” në pallton e tij. Filmi vjen nga shtëpia e prodhimit në pronësi të shefit të Chelsea, Todd Boehly.
Duke folur pas ndeshjes, Pochettino tha: “Isha i vetëdijshëm. Nuk ndikoi në spektakël. Futbolli është i hapur për shumë biznese të ndryshme dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Nuk ndikoi te profesionistët në fushë. Është mirë për fansat, bukur të shohësh promovimin e filmit dhe Argylle duket shumë mirë. Shpresoj se do të më ftojnë në premierë”.