Sulmuesi kuqezi ka shfaqur performancën e tij të dytë më të mirë të sezonit deri më tani, kundër Fulham të shtunën
Armando Broja ka arritur të gjejë minuta në radhët e skuadrës së Chelsea, pavarësisht se zërat e merkatos janë gjithmonë të pranishme për një largim të mundshëm të tij. Sipas faqes së njohur të statistikave, “Whoscored”, sulmuesi kuqezi është përfshirë në 11-shin e javës përkrah emrave të mëdhenj si De Bruyne, Rodri apo Richarlison.
“Sulmuesi i Chelsea, Armando Borja, zë vend në 11-shen më të mirë të fundjavës, pasi ka treguar performancën e tij të dytë më të mirë të sezonit deri më tani kundër Fulham të shtunën. Sulmuesi shqiptar mund të mos ketë qenë i përfshirë në golin e bluve, por u dëshmua si një kërcënim gjatë gjithë kohës, me dy goditje në portë, një pasim kyç dhe katër driblime të suksesshme në emër të tij”, thuhet në përshkrimin e bërë nga “Whoscored”.