Tuesday, October 8, 2024

Një ditë para ndeshjes debutuese në krye të kombëtares së Arabisë Saudite, trajneri Mancini përjashton tre lojtarë: Askush nuk mund të vendosë se kush luan

Lexo

Trajneri tërbohet në prag të debutimit në Kupën e Azisë: “Është një situatë e çuditshme dhe është hera e parë që e gjej veten përballë saj”

Një Roberto Mancini i tërbuar që shfaqet në konferencën për shtyp në prag të debutimit të tij në Kupën e Azisë kundër Omanit. Trajneri i Arabisë Saudite përjashtoi tre lojtarë që donin të startonin. “Askush nuk mund të vendosë se kush do të luajë ose jo. Unë zgjedh. Ata nuk donin të vinin në kombëtare, vendosën ata, jo unë”. Lojtarët në fjalë janë Al-Faraj, Al-Ghanam dhe Al-Aqidi.

Mancio shpjegon çdo rast: “Al-Faraj nuk donte të luante miqësore. Unë fola me Al-Ghanam dhe Al-Aqidi përpara se të bëja listat, duke i pyetur nëse ishin gati. I pari më tha: ‘Ose luaj, ose nuk vij’. I dyti ishte i bindur se do të ishte aty, por tre ditë më parë i tha trajnerit tonë të portierëve se nuk donte të ishte në kombëtare nëse nuk luante”.

“Dua të hyjnë në fushë vetëm lojtarët që duan të luftojnë për vendin. Nuk mund ta kuptoj se si një lojtar mund të refuzojë të përfaqësojë kombëtaren. Ne nuk jemi klub. Është një situatë e çuditshme dhe është hera e parë që e gjej veten përballë saj”. Arabia Saudite, e cila do të debutojë nesër kundër Omanit, nuk e ka fituar Kupën e Azisë që nga viti 1996.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img