Wednesday, November 27, 2024

(Video) Vllaznia, të shtunën në transfertë me Erzenin. Zv.Trajneri kuqeblu, Bashkim Livoreka: Shkojmë për fitoren e radhës, por në këto situata momentale, edhe barazimi është i pranueshëm…

Lexo

Kuqeblutë, po i japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e javës së 20-të të Superiores, atë që do të luhet të shtunën në stadiumin “Demrozi” duke filluar nga ora 13:30.

Katër fitoret radhazi, apo pesë të tillë në gjashtë javët e fundit, përfshirë edhe këtë të fundit me Kukësin në shtëpi, natyrshëm që kanë sjellë një atmosferë entuziaste në gjirin e skuadrës.

Ndaj, edhe për ndeshjen e radhës, objektivi është për të marrë fitoren e radhës. Një gjë të tillë e deklaroi edhe zv.trajneri i Vllaznisë, Bashkim Livoreta në emisionin, “Studio Sport”, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra, ku ishte i ftuar në panel  së bashku me komentatorin e futbollit, Edmond Dibra dhe drejtuesin e Shoqatës së Veteranëve të Mundjes Vllaznia, Dilaver Cufi.

“Mendoj se duhet ta marrim këtë ndeshje të qetë, me një sportivitet të madh, dhe do të shkojmë për një fitore të radhës. Për shumë kënd, por, edhe shkodranët vetë, kanë qënë skeptik se këto djem do t’i bëjnë katër fitore radhazi, ose, pesë fitore për gjashtë lojët e fundit. Kështu që, çdo gjë është e mundshme, mirëpo do të shkojmë me “këmbë në tokë” dhe do t’i marrim lojrat e shtrira, një e nga një dhe me qetësi. Sepse do të shkojmë me objektiv për një fitore të radhës. Jo, se do të bëjmë fitoren e pestë, por duhet ta vazhdojmë këtë ecuri pozitive dhe të tregojmë se jo rastësisht jemi në këtë pozicion duke qënë në katër më të mirët e Ligës së Shqipërisë.”, shprehet Livoreta.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, nëse do të ishte i kënaqur edhe me një barazim në këtë ndeshje transferte, numri dy i pankikës kuqeblu, përgjigjet: “Shiko, në këto situata momentale, edhe barazimi është një rezultat i pranueshëm, pasi e dimë se çdo ekip tashti është në një situatë jo të mirë, ku të gjithë kërkojnë pikë, një pjesë për kreun e tabelës, dhe të tjerë për rënien nga kategoria.”

Në vijim të diskutimit për ecurinë e skuadrës gjatë periudhës prej dy muaj e gjysëm që ai së abshku me kolegun e tij Qatip Osmani, janë në krye të Vllaznisë, zv.trajneri Bashkim Livoreta, tha se fillimi ishte pak i vështirë, sepse nuk e njihnin mirë skuadrën kuqeblu, por edhe të tjerat kundërshtare. Por, sipas tij, fatmirësisht, shumë shpejt gjërat nisën të mormalizohen duke mbërritur në këtë pikë optimale, por që duhet punë akoma për të ecur edhe më tej.

Një nga gjërat që nënvizoi si pozitive, zv.trajneri Bashkim Livereka, ishte sidomos puna me elementin e ri shkodran, të cilin çdo ditë e më tepër po i  japin hapësirat e kërkuara, aq sa në ndeshjen e kaluar me Kukësin në “Loro Boriçi”, në fushën e lojës ishin tetë futbollistë shkodranë.

Në vijim të komentit të tij, zv.trajneri Livoreta, ai deklaron se gjithçka këto futbollistë kanë arritur gjatë javëve të fundit, duke marë minutat e duhura në fushën e lojës, e kanë marrë me shumë meritë, dhe një gjë të tillë, do të vazhdojnë ta marrin edhe një grup tjetër pak më i ri, të cilët kanë tregues shumë pozitiv për perspektivën e tyre.

(Video) Emisioni Studo Sport në RTSH Shkodra, gjatë të cilit zv.trajneri Bashkim Livoreta, por edhe kolegët e tij të panelit, shprehen në komentet e tyre për Vllazninë.

https://fb.watch/pFutHXdSJV/

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img