Ditën e sotme luhet ndeshja e parë për vitin 2024 në Kategorinë e Parë. Kjo kategori rikthehet pas pushimeve dimërore, teksa java e 17-të ngre siparin me një supersfidë.
Elbasani do të luajë përballë Korabit në një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante. Skuadrat do të “përplasin” brirët në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në këtë sfidë të dyja ekipet vijnë për 3 pikët,me Elbasanin që i do për t’i qëndruar afër Bylisit kryesues. Ndërsa në krahun tjetër,dibranët kërkojnë pikër për të qenë pjesë e skuadrave të zonë së play-off.
Fatos LAMAJ